Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 39 nga 111 • Shqip


ذَٰلِكَ مِمَّا أَوْحَىٰ إِلَيْكَ رَبُّكَ مِنَ الْحِكْمَةِ ۗ وَلَا تَجْعَلْ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتُلْقَىٰ فِي جَهَنَّمَ مَلُومًا مَدْحُورًا 39
Përkthim:
Kjo është nga mençuria (dijenia e madhe) që të ka shpallur ty Zoti yt dhe mos bën zot tjetër me Perëndinë, e të hedhesh në skëterrë, i sharë dhe i larguar (nga mëshira e Perëndisë)! El-Isra 17:39
Tefsiri:
Këto (ajete)

janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. -

Të gjitha këto ligje dhe dispozita të mrekullueshme që të sqaruam janë pjesë e Shpalljes dhe urtësive që Zoti të zbriti. Urtësi janë të gjithë urdhrat për vepra të mira dhe moral të lartë, si dhe ndalesat nga punët e këqija dhe morali i ulët. Ato iu shpallën më të mirit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, në më të mirin dhe më të zgjedhurin e librave, për të qenë udhëzim për më të mirin e popujve. Ato janë urtësia më e madhe që mund t’i dhurohet dikujt. Atij që i është dhuruar kjo urtësi i është dhënë mirësi e madhe. Në fund të këtyre urtësive, Zoti e mbyll me një ndalesë të fortë: me ndalimin e shirkut, ashtu sikurse nisi në fillim:

Mos adhuro veç Allahut ndonjë zot tjetër që pastaj të hidhesh në Xhehenem si fajtor dhe i dëbuar. –

Do të futesh në Zjarr, ku do të qëndrosh përjetësisht. Ai që i bën shok Zotit, e ka të ndaluar të futet në Xhenet, por do të jetë në Zjarr. Atje do të jetë “si fajtor dhe i dëbuar”, pra, i mbuluar nga mallkimi i Allahut, melekëve dhe i të gjithë njerëzimit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 38 E ardhshme El-Isra • Ajet 40