Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 41 nga 111 • Shqip


وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ لِيَذَّكَّرُوا وَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا نُفُورًا 41
Përkthim:
Na, me të vërtetë, në këtë Kur’an kemi shpjeguar që të këshillohen ata, por (ky shpjegim) vetëm ua ka shtuar atyre largimin (nga e vërteta). El-Isra 17:41
Tefsiri:

Ne i sqaruam Argumentet në këtë Kur’an, që ata të kujtojnë, por kjo nuk u shtoi atyre asgjë tjetër, vetëm se largimin

(nga e Vërteta). - Allahu i Lartësuar na tregon se në Kur'an ka sjellë një larmi të madhe ligjesh e porosish, duke i sqaruar imtësisht ato. Veç kësaj, Ai ka sjellë fakte dhe argumente të shumta për të vërtetuar kauzën, në të cilën fton krijesat. Këto argumente i përforcon edhe me kujtime të shumta të shpërblimeve e ndëshkimeve, me inkurajime e qortime, në mënyrë që të kujtojnë vazhdimisht atë që u bën dobi e të nxiten për ta pasuar, e të kuptojnë e të përmenden nga ajo që u bën dëm e të largohen e të ruhen prej saj. Megjithatë, shumica e njerëzve refuzojnë dhe nuk dinë gjë tjetër veç largimit nga e vërteta. Kështu ndodh, sepse ata e urrejnë të vërtetën dhe e duan shumë të kotën. Aq shumë e duan dhe e mbrojnë të kotën ku janë zhytur, saqë ajetet e Zotit nuk denjojnë as t’i dëgjojnë. Ndër çështjet që më së shumti Zoti qartësoi është teuhidi, i cili është themeli i besimit të drejtë. Ai urdhëroi për teuhid dhe na ndaloi nga e kundërta e tij, duke sjellë për këtë fakte dhe argumente logjike të shumta. Do të mjaftonin vetëm një pjesë e tyre, që nga zemra e robit të largohej çdo lloj dyshimi e mëdyshje se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 40 E ardhshme El-Isra • Ajet 42