Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 64 nga 111 • Shqip


وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُمْ بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِمْ بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلَّا غُرُورًا 64
Përkthim:
Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, - kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit. El-Isra 17:64
Tefsiri:

Mashtroje me zërin tënd kë të mundesh prej tyre... -

Këtu bëhet fjalë për çdo zë që i fton krijesat për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit.

... dhe mblidhe gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde kundër tyre! -

Këtu përfshihet çdokush që nxiton drejt poshtërsive, qoftë hipur, qoftë në këmbë. Këta konsiderohen prej këmbësorisë së Shejtanit të mallkuar. Qëllimi këtu është për të treguar se Allahu i Madhëruar i ka sprovuar njerëzit me këtë armik të hapur dhe të përbetuar, i cili i fton dhe tundon për poshtërsi e mosbindje, me fjalët dhe me veprat e tij.

Merr pjesën tënde në pasurinë dhe në fëmijët e tyre dhe mbushi me premtimet e tua! -

Nëse do të njohësh se si i Mallkuari përfshihet te pasuria dhe fëmijët e njerëzve, atëherë shiko të gjitha llojet e gjynaheve që kanë lidhje me pasurinë e fëmijët. E tillë është mosdhënia e zekatit apo mosplotësimi i kompensimeve dhe detyrimeve pasurore. Po kështu është mosedukimi i fëmijëve me sjelljen e mirë, mosbrymosja e tyre me dashurinë për të mirën dhe urrejtjen për të keqen. E tillë është marrja ose fitimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme, madje ose harxhimi i saj në harame. Shumë mufesirinë kanë përmendur si shembull të pjesëmarrjes së shejtanit në pasuri e fëmijë edhe mosthënien ‘Bismilah’para ushqimit, pijes e marrëdhënieve intime. Nëse njeriu nuk e përmend Zotin në këto raste, shejtani i mallkuar merr pjesë në kryerjen e tyre. Diçka e tillë është përmendur në hadithe. Në ajet përmenden edhe “premtimet e shejtanit”. Këtu bëhet fjalë për premtimet e zbukuruara, që janë thjesht mashtrime.

Por shejtani nuk u premton gjë tjetër, përveç mashtrimit. -

Ai ju premton veçse kotësira dhe iluzione. I mallkuari jua zbukuron poshtërsitë dhe besimet e kota e të devijuara. Ai ju premton shpërblime dhe ju bën të besoni se jeni në udhë të mbarë. I Madhëruari thotë: “Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 268]
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 63 E ardhshme El-Isra • Ajet 65