Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 81 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 81 nga 111 • Shqip


وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا 81
Përkthim:
Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!” El-Isra 17:81
Tefsiri:

Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota!” -

E vërteta është ajo që Allahu ia shpalli Profetit të Tij, Muhamedit (a.s). Allahu e urdhëroi Profetin e Tij që ta thotë haptaz, se: erdhi e vërteta, që asgjë nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë. Ndërkohë e kota u tret dhe u zhduk.

Vërtet, e kota gjithnjë do të zhduket! -

Ky është përshkrimi i duhur për të kotën. Ajo tretet e zhduket. Por ndodh që e kota të përhapet dhe të ketë njëfarë ndikimi ndër njerëz, nëse përballë saj nuk vihet e vërteta. Por nëse shfaqet e vërteta, e kota zhduket pa asnjë gjurmë. E kota shfaqet e përhapet ndër njerëz veçse në ato kohë dhe vende që janë bosh nga dituria rreth shpalljeve e argumenteve të Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 80 E ardhshme El-Isra • Ajet 82