Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 84 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 84 nga 111 • Shqip


قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَىٰ سَبِيلًا 84
Përkthim:
Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”. El-Isra 17:84
Tefsiri:

Thuaj: “Secili vepron sipas rrugës së vet...” -

Çdokush do të punojë sipas synimeve që ka. Secili do të bëjë ato punë që i shkojnë për shtat. Nëse është nga të zgjedhurit bamirës, që kanë qëllime të larta, do të mund të bëjë veçse vepra që kënaqin Zotin e botëve. Por nëse nuk është nga këta, por është prej qëllimkëqijve, atëherë do të punojë jo për Zotin, por për krijesat, sipas interesave të tyre të ngushta e të varfra.

“por Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugën më të drejtë.” -

Allahu e di mirë se kush është i përshtatshëm dhe kush e meriton udhëzimin, prandaj e udhëzon në këtë rrugë. Ai e di edhe për ata që nuk e meritojnë udhëzimin, prandaj i lë në qëllimet e tyre të këqija të enden nëpër humbje.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 83 E ardhshme El-Isra • Ajet 85