Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 87 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 87 nga 111 • Shqip


إِلَّا رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ ۚ إِنَّ فَضْلَهُ كَانَ عَلَيْكَ كَبِيرًا 87
Përkthim:
përpos mëshirës nga ana e Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij ndaj teje, është e madhe. El-Isra 17:87
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Isra 17:86

Po të kishim dashur, Ne do të ta merrnim ty

(nga zemra)atë që ta shpallëm dhe ti nuk do të gjeje asnjë mbrojtës që të të ruante nga Ne. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje është, vërtet e madhe. -

Allahu i Madhëruar na njofton se Kur'ani dhe e gjithë Shpallja që ia zbriti Profetit të Tij është mëshirë e dhuruar prej Tij për Profetin dhe për të gjithë krijesat. Shpallja është absolutisht mirësia më e madhe që Ai i ka dhënë Profetit të Tij. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për Profetin janë aq të shumta dhe të mëdha, saqë askush nuk mund t’i përcaktojë. Kështu, Ai që t’i dhuroi këto mirësi është Allahu. Nëse Allahu dëshiron të t’i largojë, askush nuk mund ta pengojë Atë, madje nuk ka ndonjë që do të mund të ndërhynte tek Allahu për largimin saj. Atëherë, ji mirënjohës për këtë mirësi të pakrahasueshme që Zoti të ka dhuruar dhe kënaqu me këtë dhuratë të vyer! Le të qetësohet zemra jote me të! Mos u trishto nga mohimi i mashtruesve dhe tallja e të humburve! Ata janë fatzinj, sepse kur iu afrua mirësia më e madhe që ekziston, ata e refuzuan, prandaj edhe nuk e meritojnë që Zoti t’ua japë këtë mirësi.
Shko te videoja e plotë e sures