A nuk e shohin ata se Allahu i Cili krijoi qiejt e Tokën, është i Plotfuqishëm që të krijojë të ngjashëm me ta? -
Krijimi i qiejve dhe i Tokës është shumë më i madh sesa krijimi i njeriut. A nuk mendojnë ata, se Ai që ka këtë fuqi madhështore mund t’i rikrijojë njerëzit? Sigurisht që Allahu është i Fuqishëm për gjithçka.Ai u ka caktuar një afat
(për vdekjen e ringjalljen)për të cilin nuk ka dyshim; -
Allahu vendosi një afat se kur do ta bëjë realitet këtë gjë. Ai afat është i sigurt dhe kurrë nuk mund të ndryshohet. Nëse do të dëshironte, Allahu do t’ua sillte Kijametin menjëherë, por Ai ka vendosur një çast të caktuar se kur do të ndodhë....po keqbërësit dinë veç të refuzojnë. -
Me gjithë argumentet dhe faktet e shumta për këtë çështje, keqbërësit, që janë të zhytur në padrejtësi, e mohojnë dhe e shpërfillin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Krijuesit. Sigurisht, ky mohim dhe shpërfillje buron nga padrejtësia dhe vetëkënaqësia me trillimet e dëshirat e tyre.