Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 12 nga 110 • Shqip


ثُمَّ بَعَثْنَاهُمْ لِنَعْلَمَ أَيُّ الْحِزْبَيْنِ أَحْصَىٰ لِمَا لَبِثُوا أَمَدًا 12
Përkthim:
Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar. El-Kehf 18:12
Tefsiri:

Pastaj i zgjuam për të parë se cili prej dy grupeve do të ishte më i mirë në llogaritjen e viteve të qëndrimit

(në gjumë). - Për të parë se cili nga ata do të ishte llogaritës më i mirë i kohës që qëndruan në gjumë. Në ajetin 18 të sures thuhet: “Kështu, Ne i zgjuam ata që të pyesnin njëri-tjetrin (se sa gjatë kanë fjetur).” Nëse di kohën e saktë të qëndrimit të tyre, kupton pushtetin e plotë, urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar. Nëse do të vazhdonin të ishin në gjumë, asnjë nga këto urtësi nuk do të dilte në pah, madje historia e tyre as që do të përmendej.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 11 E ardhshme El-Kehf • Ajet 13