Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 15 nga 110 • Shqip


هَٰؤُلَاءِ قَوْمُنَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ آلِهَةً ۖ لَوْلَا يَأْتُونَ عَلَيْهِمْ بِسُلْطَانٍ بَيِّنٍ ۖ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا 15
Përkthim:
Ky, populli ynë, ka marrë – përveç Tij, zotra tjerë. Sikur të kishin sjellë ata – për ta (zotërat) argument të qartë! E, kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë? El-Kehf 18:15
Tefsiri:

Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij. -

Pasi kujtuan mirësitë e mëdha që Zoti iu dhuroi dhe imanin dhe udhëzimin që ua dha, këta të rinj filluan të analizonin gjendjen e popullit të tyre. Ata ishin njerëz të zhytur në idhujtari, të cilët u luteshin idhujve e gjërave të padobishme. Duke parë këtë gjendje, të rinjtë ndien urrejtje dhe u qartësuan se populli i tyre nuk e mbështeste adhurimin ndaj idhujve në asgjë të sigurt. Ata ishin të zhytur në injorancë e humbje.

Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë? -

Le të sjellin ndonjë argument për të vërtetuar saktësinë e idhujtarisë së tyre. Por sigurisht, ata nuk do ta bënin kurrë një gjë të tillë. Besim i tyre ishte thjesht një trillim dhe mashtrim për Zotin. Kjo është padrejtësia më e madhe që ekziston, prandaj thanë:

A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?

X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 14 E ardhshme El-Kehf • Ajet 16