Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 17 nga 110 • Shqip


وَتَرَى الشَّمْسَ إِذَا طَلَعَتْ تَزَاوَرُ عَنْ كَهْفِهِمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَتْ تَقْرِضُهُمْ ذَاتَ الشِّمَالِ وَهُمْ فِي فَجْوَةٍ مِنْهُ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ ۗ مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ وَلِيًّا مُرْشِدًا 17
Përkthim:
Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathtë prej shpellës së tyre, e kur perëndon, ata i lë në anën e majtë, e ata gjendeshin në mesin e saj. Ky është nga argumentet e Perëndisë. Kënd e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kënd Ai e lë në humbje, ti, me siguri – nuk do të mund t’i gjesh ndihmës, që do ta udhëzojë atë. El-Kehf 18:17
Tefsiri:
Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut. -

Zoti i ruajti nga rrezet e diellit dhe u kujdes që të mos dëmtoheshin në trup e shëndet. Ata qëndronin në një hapësirë të gjerë të shpellës, në mënyrë që të ajroseshin dhe të mos dëmtoheshin nga qëndrimi i gjatë në vend të mbyllur dhe të ngushtë. Sigurisht, kjo është një ndër shenjat madhështore të Allahut, që tregojnë për pushtetin absolut dhe për mëshirën e gjerë e të pakufishme të Tij për ata besimtarë. Kjo tregon se Allahu iu përgjigj lutjes dhe u kujdes për besimin dhe për gjendjen e tyre, deri edhe në këto detaje. Dihet se çështja më e rëndësishme e përkujdesit ndaj tyre ishte udhëzimi në rrugën e drejtë dhe në besimin e pastër, prandaj Allahu thotë:

Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar... -

Nuk ka asnjë rrugë tjetër për arritjen e udhëzimit, përveçse prej Zotit. Ai është i Vetmi që udhëzon në rrugën e drejtë dhe e drejton robin drejt mirësive në të dyja jetët.

... dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë. -

Ata nuk kanë asnjë mbështetës për të rregulluar punët e tyre. Nuk ka kush që mund t’i drejtojë ata në ato veprime që mund të përmirësojnë gjendjen e tyre. E kush mund t’i shpëtojë ata që Allahu i ka gjykuar të mbeten në humbje? Askush nuk mund ta thyejë gjykimin dhe vendimin e Zotit.
Shko te videoja e plotë e sures