Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 25 nga 110 • Shqip


وَلَبِثُوا فِي كَهْفِهِمْ ثَلَاثَ مِائَةٍ سِنِينَ وَازْدَادُوا تِسْعًا 25
Përkthim:
E, ata, kanë qëndruar në shpellën e tyre – treqind vjet, duke shtuar nëntë (vjet). El-Kehf 18:25
Tefsiri:
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar e ndaloi Profetin e Tij që të pyeste ehli kitab-ët për këtë çështje, sepse ata flisnin pa fakte dhe vetëm hamendësonin. Allahu është i Gjithëdituri, që di çdo të fshehtë, prandaj Ai e njoftoi Profetin e Tij për kohën e qëndrimit të tyre në shpellë, duke bërë të qartë se vetëm Allahu e di më së miri:

Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet

(diellorë)

duke shtuar nëntë

(për vitet hënore). - Kjo është një çështje prej fshehtësisë së qiejve dhe të tokës dhe, si e tillë, dihet veçse nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 24 E ardhshme El-Kehf • Ajet 26