Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 30 nga 110 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجْرَ مَنْ أَحْسَنَ عَمَلًا 30
Përkthim:
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira – El-Kehf 18:30
Tefsiri:

Le ta dinë Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, se Ne nuk do ia humbim shpërblimin atij që është bamirës. -

Këta fatlumë kanë dy cilësi të domosdoshme. Së pari, ata kanë një besim të saktë e të drejtë. Ata besojnë Allahun, në melekët, librat dhe profetët e Tij, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e së mirës dhe së keqes vetëm prej Tij. Ata i besojnë këto shtyllat e besimit ashtu si duhen besuar. Gjithashtu, ata bëjnë vepra të mira duke e adhuruar Zotin përmes riteve të detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Allahu i Madhëruar thekson se ata “bëjnë vepra të mira”. Vepër e mirë është ajo që plotëson dy kushte: Të bëhet duke synuar kënaqësinë e Allahut. Të bëhet sipas porosive dhe Shpalljes së Allahut. Këto lloj veprash janë të mira, të cilat Zoti nuk i humbet. Përkundrazi, Ai do t’i ruajë ato dhe do t’ua japë të plotë shpërblimin. Në varësi të përpjekjeve të tyre dhe sinqeritetit, ata marrin nderimin dhe mirësitë nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 29 E ardhshme El-Kehf • Ajet 31