Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 34 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 34 nga 110 • Shqip


وَكَانَ لَهُ ثَمَرٌ فَقَالَ لِصَاحِبِهِ وَهُوَ يُحَاوِرُهُ أَنَا أَكْثَرُ مِنْكَ مَالًا وَأَعَزُّ نَفَرًا 34
Përkthim:
Ai, ka pasur edhe një tjetër pasuri. Dhe, i tha shokut të vet në bisedim: “Unë kam më shumë pasuri se ti, dhe, unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri)”. El-Kehf 18:34
Tefsiri:

Ai pati prodhime të shumta. Duke iu krenuar, i tha shokut të vet

(besimtar)

: “Unë kam pasuri më shumë sesa ti dhe kam krah më të fortë.” -

Ky burrë i pasur, gjatë bisedave të përditshme, iu mburr shokut të vet besimtar për pasurinë, krahun e punës dhe farefisit që kishte. Një sjellje e tillë ishte injorancë e thellë. E çfarë kuptimi ka të lëvdohesh për diçka që është jashtë teje e që nuk tregon ndonjë vlerë personale për t’u respektuar?! Kjo i ngjan mburrjes së një fëmije me ëndrrat e tij, që nuk kanë lidhje me realitetin. Por, sikur të mos mjaftonte mburrja, ai vazhdoi edhe me një gjynah tjetër, duke gjykuar me injorancën e tij dhe duke treguar mosbesim në premtimin e Zotit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 33 E ardhshme El-Kehf • Ajet 35