Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 41 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 41 nga 110 • Shqip


أَوْ يُصْبِحَ مَاؤُهَا غَوْرًا فَلَنْ تَسْتَطِيعَ لَهُ طَلَبًا 41
Përkthim:
ose, që uji të humbasë në greminë (në nëntokë), e që të mos mund ta gjesh kurrë më”. El-Kehf 18:41
Tefsiri:

Ose t’i shterojë uji dhe ti mos e gjesh më kurrë. -

Edhe uji mund të zhduket thellë në tokë, që ti të mos kesh asnjë mundësi për ta nxjerrë jashtë me asnjë mjet. Kjo ishte një lutje kundër mohuesit, që besimtari e bëri në shenjë zemërimi për shkeljen e të drejtës së Zotit prej mohuesit. Besimtari u lut për shkatërrim të atyre kopshteve, që e çuan atë njeri në vetëmashtrim e padrejtësi. Mbase kjo lutje mund të bëhej shkak që ai të kthehej i penduar te Zoti dhe të hapte sytë e të shihte të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 40 E ardhshme El-Kehf • Ajet 42