Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 5 nga 110 • Shqip


مَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ وَلَا لِآبَائِهِمْ ۚ كَبُرَتْ كَلِمَةً تَخْرُجُ مِنْ أَفْوَاهِهِمْ ۚ إِنْ يَقُولُونَ إِلَّا كَذِبًا 5
Përkthim:
Ata, nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, e as etërit e tyre. Është kjo fjalë e madhe (e shëmtuar) që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra. El-Kehf 18:5
Tefsiri:

Kurrfarë dijenie nuk kanë ata për këtë dhe as etërit e tyre nuk kishin. -

Nuk kanë dituri e fakte, as këta dhe as të parët e tyre, rrugën e të cilëve këta e pasojnë verbërisht. Ata ndjekin veçse hamendësime dhe atë që ua dikton vetja, dëshirat e tyre të prishura dhe të devijuara nga e vërteta.

Sa e rëndë është ajo fjalë që del nga gojët e tyre! -

Shëmtia e kësaj fjale është shumë e madhe dhe ndëshkimi për të është po i tillë. E ku ka shëmti më të madhe sesa të thuash për Zotin se ka fëmijë, gjë kjo që do të thotë mangësi për Të dhe cenon madhështinë e Tij. Kështu, Allahu nuk do të ishte më i Vetëm në aspektin rububije dhe as në atë uluhije, sepse i tillë do të ishte dhe “biri” i Tij. Kjo është thjesht një gënjeshtër e shëmtuar për të Madhërishmin, që është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Nuk ka padrejtësi më të madhe sesa të gënjesh kundër Zotit. Ai thotë: “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut, për t’i devijuar njerëzit, nga padija e tyre? Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit.” [En'am 144]. Kurse në këtë ajet thotë:

Ajo që thonë ata është veçse gënjeshtër. -

Kjo është një gënjeshtër, në të cilën nuk ka asnjë grimë të vërtete. Vërej me kujdes se si Allahu i Madhëruar deklaron gradualisht kotësinë e këtij besimi të devijuar dhe të pavërtetë! Në fillim, Ai thotë: “Ata nuk kanë asnjë dijeni për këtë, madje as etërit e tyre.” Dhe të folurit rreth Allahut pa dituri është sigurisht ndër gjërat më të dënueshme dhe më devijuese nga e vërteta. Pastaj, duke kaluar në një hap tjetër edhe më të fortë, thotë: “Sa e rëndë është ajo fjalë që del nga gojët e tyre!” Pra, deklaron se kjo është një fjalë e shëmtuar, duke i ftuar ata të meditojnë për shëmtinë dhe kotësinë e saj. Më tej thotë: “Ata flasin veçse gënjeshtra.” Së fundmi, pasi i ftoi të meditonin rreth faktit që ky është një besim që nuk ndërtohet mbi argument, nuk mbështetet në logjikë të pastër, madje është i shëmtuar dhe cenon madhështinë e Allahut si Zot, si Krijues dhe si i Vetmi që meriton adhurimet, i fton të kuptojnë se kanë të bëjnë veçse me gënjeshtra për Zotin dhe janë shumë larg së vërtetës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 4 E ardhshme El-Kehf • Ajet 6