Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 65 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 65 nga 110 • Shqip


فَوَجَدَا عَبْدًا مِنْ عِبَادِنَا آتَيْنَاهُ رَحْمَةً مِنْ عِنْدِنَا وَعَلَّمْنَاهُ مِنْ لَدُنَّا عِلْمًا 65
Përkthim:
dhe gjetën një rob prej robërve Tonë, të cilit i kemi dhuruar mëshirën Tonë dhe e kemi mësuar nga ana Jonë me dijeni të plotë. El-Kehf 18:65
Tefsiri:

Ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit i kishim dhuruar mëshirë dhe i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë. -

Sipas mendimit më të saktë, Hidri ka qenë njeri i mirë e i devotshëm, por jo profet. Allahu i Madhëruar thotë për të: “...i kishim dhuruar mëshirë..” Allahu i kishte dhuruar mëshirë të posaçme nga ana e Tij, që të mund të shtonte diturinë dhe të bënte punë të mira. Allahu thotë gjithashtu: “...i kishim mësuar dituri të veçantë nga ana Jonë.” Pra, i kishte dhuruar disa njohuri të veçanta, që nuk ia kishte dhënë Musait, edhe pse Musai ishte më i ditur se ai në më të shumtën e gjërave, sidomos në çështjet e imanit dhe themelet e ligjit të Zotit, pasi ai ishte një nga pesë profetët më të zgjedhur. Nuk ka dyshim se këta pesë profetë Zoti i dalloi mbi të gjithë njerëzimin me dituri të madhe, me vepra të mira e me shumë veçori të tjera. Kur Musai u takua me të, iu drejtua plot edukatë dhe moral, për kërkesën e tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 64 E ardhshme El-Kehf • Ajet 66