Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 71 nga 110 • Shqip


فَانْطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا رَكِبَا فِي السَّفِينَةِ خَرَقَهَا ۖ قَالَ أَخَرَقْتَهَا لِتُغْرِقَ أَهْلَهَا لَقَدْ جِئْتَ شَيْئًا إِمْرًا 71
Përkthim:
Dhe, shkuan (ata), e kur hipën në anije, e zhbiroi (dërrasën e anijes). (Musai) tha: “Mos vallë, e zhbirove atë, për t’i mbytë udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të çuditshme (të shëmtuar)”. El-Kehf 18:71
Tefsiri:

Dhe kështu ata u nisën. Kur hipën në anije, ai

(Hidri)

hapi një vrimë në të. -

Hidri shkuli një nga dërrasat e anijes. Pas këtij veprimi fshihej diçka, që Hidri do ta sqaronte më vonë. Por Musai nuk duroi dhe ndërhyri, sepse ishte diçka që, në pamje të parë, dukej padrejtësi. Dëmtimi i anijes do të mbyste anijen bashkë me udhëtarët e saj. Musai tha:Ai (Musai)

tha: “Mos vallë e hape vrimën që t’i fundosësh udhëtarët e saj? Me të vërtet bëre një punë shumë të keqe.” -

Bëre një vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kjo ndërhyrje ishte tregues i padurimit të Musait (a.s).
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 70 E ardhshme El-Kehf • Ajet 72