Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 74 nga 110 • Shqip


فَانْطَلَقَا حَتَّىٰ إِذَا لَقِيَا غُلَامًا فَقَتَلَهُ قَالَ أَقَتَلْتَ نَفْسًا زَكِيَّةً بِغَيْرِ نَفْسٍ لَقَدْ جِئْتَ شَيْئًا نُكْرًا 74
Përkthim:
Dhe, shkuan (ata), e kur e takuan një djalosh, dhe e mbyti atë tha (Musai): “Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur askë! Me të vërtetë, bëre një punë të shëmtuar!” El-Kehf 18:74
Tefsiri:

Ata vazhduan rrugën, derisa takuan një fëmijë, të cilin ai

(Hidri)

e vrau. -

Ata vazhduan bashkë, derisa gjetën një djalë të vogël. Hidri e vrau këtë fëmijë. Atëherë, Musai u revoltua, kur pa që u vra një fëmijë i pastër nga gjynahet, i cili nuk kishte vrarë e lënduar asnjë njeri.Ai (Musai)

i tha: “Si e vrave një njeri të pafajshëm, që nuk kishte vrarë asnjë? Kjo që bëre është vepër shumë e shëmtuar.” -

Rasti i parë ishte për shkak të harresës së Musait, ndërsa ky rast ndodhi prej padurimit të tij. Atëherë, Hidri i drejtohet Musait duke e qortuar dhe duke i rikujtuar kushtin:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 73 E ardhshme El-Kehf • Ajet 75