Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 80 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 80 nga 110 • Shqip


وَأَمَّا الْغُلَامُ فَكَانَ أَبَوَاهُ مُؤْمِنَيْنِ فَخَشِينَا أَنْ يُرْهِقَهُمَا طُغْيَانًا وَكُفْرًا 80
Përkthim:
E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besimtarë, andaj, ne u frikuam që ai (djali i tyre) mos t’i kthejë ata në të keqe dhe mohim, El-Kehf 18:80
Tefsiri:

Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë... -

Ndërsa ai djali i vogël, që i mora jetën, ishte biri i dy prindërve besimtarë dhe të mirë.

...prandaj patëm frikë se ai do t’i çonte ata në humbje e në mosbesim. -

Ishte caktuar nga Zoti që, ky djalosh, kur të rritej, të bëhej i keq dhe t’i mundonte prindërit me padrejtësitë e tij. Madje, ai do t’i detyronte edhe ata të dy që të mohonin Zotin, qoftë për shkak të dashurisë për të, nga nevoja për të, qoftë për çdo lloj shkaku tjetër. Duke qenë se e dija këtë fakt, unë e vrava atë, që të shpëtoheshin prindërit e tij të mirë e besimtarë dhe besimi i tyre i pastër. E ku ka dobi më të madhe sesa kjo? Kjo vepër duket e keqe, por Allahu do t’u japë atyre pasardhës të tjerë, më të mirë se ai:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 79 E ardhshme El-Kehf • Ajet 81