Kështu ka qenë ajo (ngjarja e Dhulkarnejnit). Na e kemi përfshirë tërë dijeninë se ç’ka pasur tek ai. El-Kehf 18:91 ⧉
Tefsiri:
Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të
(për forcën dhe sundimin e tij të drejtë). - Zoti i dinte mirë të gjitha mjetet e mundësitë që i kishte dhënë Dhulkarnejnit. Ai e ndihmoi robin e Tij në çdo udhëtim e mision që ai ndërmerrte.