Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kehf — Ajet 93 (Shqip) — Video

El-Kehf • Ajet 93 nga 110 • Shqip


حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِنْ دُونِهِمَا قَوْمًا لَا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا 93
Përkthim:
Kur arriti në mes dy maleve, gjeti afër tyre një popull, i cili, pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme. El-Kehf 18:93
Tefsiri:

Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër. -

Prapa maleve gjeti një popull, që gati nuk kuptonin asnjë gjuhë, sepse edhe gjuha e tyre ishte e rrallë dhe e panjohur, ashtu siç ishin edhe zakonet dhe mentaliteti i tyre. Por Allahu i Madhëruar i dha Dhulkarnejnit aftësi dhe mjete, që mund të kuptonte gjuhën dhe mënyrën se si ata mendonin e gjykonin dhe hyri në bisedime me atë popull. Ata i kërkuan ndihmë dhe iu ankuan Dhulkarnejnit për të keqen e madhe që u vinte nga jexhuxhët dhe maxhuxhët. Këta ishin dy popuj të mëdhenj prej njerëzve në atë kohë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kehf • Ajet 92 E ardhshme El-Kehf • Ajet 94