Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 12 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 12 nga 98 • Shqip


يَا يَحْيَىٰ خُذِ الْكِتَابَ بِقُوَّةٍ ۖ وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيًّا 12
Përkthim:
(Pasi që u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmëri”. Dhe, Ne, ia kemi dhënë mençurinë (profetninë) duke qenë fëmijë, Merjem 19:12
Tefsiri:
(Djalit të tij i erdhi urdhri)

O Jahja! Merre librin

(dhe zbatoje)

me shumë kujdes! -

Kështu lindi Jahja, i cili u rrit dhe u edukua në gjirin e një familjeje adhuruese. Kur arriti moshën që të kuptonte Shpalljen, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të zbatonte ligjet e Librit të Tij me rigorozitet. Kjo përpjekje do të ishte, së pari, në mësimin përmendësh të tekstit dhe të kuptimeve të tij, pastaj në zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të tij. Kjo është domethënia e fjalës: “Merre librin me shumë kujdes!” Jahja e përmbushi menjëherë urdhrin e Zotit të tij. Ai mësoi tekstin e librit dhe kuptimet e tij. Allahu i dhuroi atij zgjuarsi të spikatur, që nuk gjendej tek të tjerët:

Dhe Ne i dhamë atij urtësi që kur ishte fëmijë. -

Allahu i dhuroi Jahjas njohje të thellë të ligjit dhe një aftësi gjykimi të drejtë, që në moshë fare të re.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 11 E ardhshme Merjem • Ajet 13