Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 23 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 23 nga 98 • Shqip


فَأَجَاءَهَا الْمَخَاضُ إِلَىٰ جِذْعِ النَّخْلَةِ قَالَتْ يَا لَيْتَنِي مِتُّ قَبْلَ هَٰذَا وَكُنْتُ نَسْيًا مَنْسِيًّا 23
Përkthim:
E, dhembjet e lindjes, e detyruan atë që të vijë te trungu i një hurme. Tha ajo: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarje) dhe të isha harruar krejtësisht”. Merjem 19:23
Tefsiri:

Kur dhembjet

(e lindjes)

e mbështetën atë pranë trungut të një hurme ajo tha: “Ah sikur të kisha vdekur para kësaj e të isha harruar qëmoti!” -

Kur i erdhën dhimbjet e lindjes, Merjemja qëndroi pranë një palme. Përveç dhimbjeve të lindjes, ajo po vuante mungesën e ushqimit, vetminë dhe fjalët që priteshin nga njerëzit. U tremb se ndoshta nuk do të tregonte durim, prandaj tha: “Ah, sikur të kisha vdekur më përpara e të isha harruar që moti!” Pra, dëshiroi që të kishte vdekur më parë e të ishte harruar. Ato ishin fjalë të dala në momente dhimbjeje trupore e shpirtërore. Sigurisht që në këto fjalë nuk kishte ndonjë mirësi për Merjemen. E gjithë mirësia e Zotit ishte pikërisht në atë që po i ndodhte dhe ishte përcaktuar për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 22 E ardhshme Merjem • Ajet 24