Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 4 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 4 nga 98 • Shqip


قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنْ بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا 4
Përkthim:
dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar. Merjem 19:4
Tefsiri:

O Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat... -

Nëse dobësohen kockat, që janë shtyllat e trupit, atëherë çdo gjë tjetër është dobësuar.

...e më është zbardhur koka nga thinjat. -

Thinjat janë shenja të pleqërisë dhe paralajmëruese të vdekjes. Kështu, Zekeria kërkoi afrim tek Allahu, duke shprehur dobësinë dhe nevojën e madhe të tij. Kjo është mënyra më e dashur për Allahun që njeriu mund t’i afrohet e t'i kërkojë ndihmë, sepse ajo tregon se ai ka hequr dorë tërësisht nga forcat dhe mundësitë e veta dhe të gjithë ndihmën e kërkon te Zoti. Kështu zemra lidhet e tëra me forcën dhe ndihmën e Zotit dhe jo me faktorët njerëzorë, edhe pse bën gjithçka që ka në dorë, pasi kjo është diçka e detyrueshme.

O Zoti im! Unë asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar me lutjet e mia drejtuar Ty. -

O Zoti im, Ti kurrë nuk më ke kthyer duarbosh dhe të dëshpëruar, sa herë që të jam lutur. Gjithmonë më je përgjigjur dhe je treguar i Dashur e Bujar për mua. Butësia dhe përkujdesi yt më kanë ndjekur në çdo çast të jetës sime. Mirësitë e Tua gjithmonë më kanë mrekulluar dhe ma kanë gëzuar zemrën. Ky është një afrim tek Zoti, që bëhet duke treguar mirësitë e shumta të Tij mbi ty dhe përgjigjen e lutjeve të tua. Edhe Zekeria iu lut Allahut, Atij që gjithmonë ishte treguar Bujar me të në të shkuarën, që ta vazhdonte atë mirësi edhe në të ardhmen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 3 E ardhshme Merjem • Ajet 5