Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 42 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 42 nga 98 • Shqip


إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنْكَ شَيْئًا 42
Përkthim:
kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi? Merjem 19:42
Tefsiri:
(Kujto)

kur ai i tha të atit: “O babai im! Përse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe nga i cili nuk ke asnjë dobi?” -

Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga adhurimi i idhujve, Ibrahimi i tha të atit plot ngrohtësi, edukatë e mirësjellje: O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh dhe as nuk ke dobi prej tij? A nuk e sheh që putat kanë cilësi dhe atribute të mangëta? Ata nuk dëgjojnë, nuk shikojnë dhe nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as për veten e as për adhuruesit e tyre. Ky ishte një argument i qartë që tregonte se adhurimi i diçkaje të mangët është vepër e shëmtuar dhe e papranueshme, si nga ana logjike, ashtu edhe nga argumentet fetare. Me këto fjalë, Ibrahimi i dha edhe një mesazh tjetër të nënkuptuar: Meriton të adhurohet vetëm Ai që është Absolut dhe i Plotë në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; çdo mirësi që u vjen robërve është dhuratë prej Tij dhe çdo shpëtim nga e liga është mëshirë e Tij. Ai është Allahu i Lartësuar dhe i Vetëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 41 E ardhshme Merjem • Ajet 43