Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 62 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 62 nga 98 • Shqip


لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَامًا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا 62
Përkthim:
Ata, në xhennet nuk do të dëgjojnë llomotitje. Do të dëgjojnë vetëm fjalët përshëndetëse. Ata, aty do të furnizohen, në mëngjes dhe në mbrëmje. Merjem 19:62
Tefsiri:

Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm përshëndetje paqeje... -

Atje nuk dëgjojnë fjalë të padobishme ose fjalë që të ngarkojnë me gjynahe, as fjalë ofenduese e të ulta apo fjalë që Zoti nuk i do, as fjalë që shkaktojnë dëm e trishtim. Atje dëgjojnë veçse “paqe”, fjalë të pastra, larg çdo mangësie e ligësie. Ata dëgjojnë dhikër, përshëndetje, fjalë të gëzueshme, lajme të mira, biseda të këndshme mes vëllezërish e miqsh. Ata dëgjojnë fjalën e Rrahmanit drejtuar atyre. Ata dëgjojnë zëra të bukur e melodiozë nga hyritë, melekët dhe të djemtë e Xhenetit, që këndojnë me tinguj mrekullues dhe që të mahnitin me fjalët e zgjedhura. Kështu do të ndodhë, sepse ai është një vend i paqes, ku pushtohesh nga paqja e plotë në çdo aspekt.

...dhe do t'u jepen mirësi të shumta në mëngjes e mbrëmje. -

Ushqimet, pijet dhe të gjitha llojet e kënaqësive do të jenë të vazhdueshme kurdo dhe kudo që t’i kërkojnë. Prej bukurisë së këtyre kënaqësive është edhe fakti se ato do të shërbehen plot hijeshi në mëngjes e në mbrëmje. Kështu kënaqësia bëhet më e madhe për ata fatbardhë. Po, për kë janë përgatitur këto kopshte? Allahu thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 61 E ardhshme Merjem • Ajet 63