Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 69 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 69 nga 98 • Shqip


ثُمَّ لَنَنْزِعَنَّ مِنْ كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمْ أَشَدُّ عَلَى الرَّحْمَٰنِ عِتِيًّا 69
Përkthim:
Pastaj, do të ndajmë prej çdo grupi atë, që ka qenë më mendjemadh ndaj Perëndisë Mëshirues. Merjem 19:69
Tefsiri:

Pastaj, nga secili grup do të kapim më të pabindurit ndaj të Gjithëmëshirshmit. -

Nga çdo grup keqbërësish që kanë bashkëpunuar në padrejtësi e ligësi, në mohim e poshtërsi, do të zgjidhen ata më të këqijtë, më arrogantët dhe më të padrejtët, të cilët do të futen të parët në ndëshkimin e dhembshëm. Të parët që do të hyjnë në Xhehenem do të jenë më të ngarkuarit me gjynahe e poshtërsi. Ata nuk do të reshtin së bërtituri e duke mallkuar njëri-tjetrin, siç thotë i Madhëruari: në një ajet tjetër: “Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.” Pastaj i pari do t’i thotë të fundit: “Ju nuk jeni më të mirë se ne; prandaj shijojeni dënimin, për gjithçka që bëtë!”[El ea’raf 38, 39]. E gjitha kjo do të ndodhë me drejtësinë, urtësinë dhe diturinë absolute të Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 68 E ardhshme Merjem • Ajet 70