Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 72 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 72 nga 98 • Shqip


ثُمَّ نُنَجِّي الَّذِينَ اتَّقَوْا وَنَذَرُ الظَّالِمِينَ فِيهَا جِثِيًّا 72
Përkthim:
Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar. Merjem 19:72
Tefsiri:

Pastaj, Ne do të shpëtojmë ata që ishin të devotshëm... -

Shpëtojnë ata që i frikësohen Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave.

... kurse keqbërësit do t’i lëmë të gjunjëzuar në të

(xhehenem). - Këta e kanë rënduar veten me padrejtësi, me mohimin e Zotit dhe poshtërsi të shumta. Ky është përfundimi i mosbesimit dhe i mosbindjes ndaj Zotit. Ata do të mbeten të gjunjëzuar në Xhehenem, duke u dënuar përjetësisht, pa shpresë për shpëtim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 71 E ardhshme Merjem • Ajet 73