Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 74 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 74 nga 98 • Shqip


وَكَمْ أَهْلَكْنَا قَبْلَهُمْ مِنْ قَرْنٍ هُمْ أَحْسَنُ أَثَاثًا وَرِئْيًا 74
Përkthim:
E sa e sa brezni, Ne i kemi shkatërruar para tyre, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm! Merjem 19:74
Tefsiri:

Por, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët qenë edhe më të pasur dhe më të pashëm. -

Janë shumë popujt që Zoti ka shkatërruar dhe të cilët kanë qenë më të spikatur në pasuri, ndërtesa dhe bukuri. Ata ishin më të zhytur në kënaqësitë e jetës. Atëherë, nëse këta popuj të shkatërruar ishin më të pashëm e më të pasur, por që asgjë nuk u vlejti, sepse nuk shpëtuan nga dënimi, atëherë si do të jetë gjendja e atyre që qëndrojnë më poshtë se ata. Mos, vallë, e shohin veten të ruajtur nga ndëshkimi, sikurse thotë Allahu në ajet tjetër: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?” [Kamer 43]. Kështu, arsyetimi se kush është tani i pasur do të jetë i tillë dhe në ahiret, është i pavlefshëm. Ky është arsyetim që e kanë përdorur mohuesit e Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 73 E ardhshme Merjem • Ajet 75