Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 77 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 77 nga 98 • Shqip


أَفَرَأَيْتَ الَّذِي كَفَرَ بِآيَاتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالًا وَوَلَدًا 77
Përkthim:
Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kijametit) edhe pasuria edhe fëmijët”. Merjem 19:77
Tefsiri:

A e ke parë atë që i mohon Argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet pasuri e fëmijë

(edhe në botën tjetër).”? -Mos u çudit me gjendjen e një mohuesi të tillë. Ai jo vetëm që mohon ajetet e Allahut, por ka edhe pretendime të mëdha, duke thënë se në ahiret do t’i jepen përsëri pasuri e pasardhës. Ai kështu pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Kjo është vërtet e çuditshme. Nëse do të ishte ndonjë që beson në Zotin dhe përpiqet për diçka të tillë, mbase do të ishte e pranueshme dhe e lehtë, për jo për atë të mjerë. Ky ajet, edhe pse bën fjalë për një person të caktuar, ai përfshin çdo mohues të Zotit që pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Megjithatë, Allahu i Madhëruar e hedh poshtë këtë pretendim, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 76 E ardhshme Merjem • Ajet 78