Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 79 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 79 nga 98 • Shqip


كَلَّا ۚ سَنَكْتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُ مِنَ الْعَذَابِ مَدًّا 79
Përkthim:
Kurrsesi! Na do ta shënojmë atë që flet, dhe Ne do t’ia vazhdojmë dënimin, Merjem 19:79
Tefsiri:

Kurrsesi! -

Pra, çështja nuk është ashtu siç pretendon ky mohues. Ai nuk ka ndonjë dituri rreth të fshehtës, sepse ai është kafir, e nuk ka asnjë njohuri rreth shpalljeve e diturisë së Zotit. Nga ana tjetër, ai nuk ka marrë ndonjë premtim nga Rrahmani, sepse ai vazhdon të jetë i zhytur në kufër e poshtërsi, ndërkohë që premtimet e Zotit janë vetëm për besimtarët punëmirë. Kështu, ai meriton pikërisht të kundërtën e atyre që pretendon. Madje, fjalët e tij mashtruese do të shkruhen e do të ruhen, që pastaj të marrë ndëshkimin e merituar edhe për atë që ka thënë, siç e kërcënon i Madhëruari:

Ne do ta shënojmë atë që thotë dhe do t’i japim dënim pas dënimi. -

Atij do t’i shtojmë lloje të ndryshme ndëshkimesh, ashtu siç ai e tepron me lloje të shumta poshtërsish e shprehje mosbesimi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 78 E ardhshme Merjem • Ajet 80