Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 87 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 87 nga 98 • Shqip


لَا يَمْلِكُونَ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنِ اتَّخَذَ عِنْدَ الرَّحْمَٰنِ عَهْدًا 87
Përkthim:
e askush – për askë, nuk do të mund të angazhohet, përveç atij që ka marrë premtim nga Mëshiruesi! Merjem 19:87
Tefsiri:

... askush nuk do të ketë të drejtë ndërmjetësimi,... -

Ata nuk kanë në dorë mundësi për të bërë ndërmjetësim dhe askush nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim për ta, sepse kjo çështje është në dorë të Zotit, siç thotë Ai:

...përveç atij që e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi. –

Për ta nuk vlen as ndërmjetësimi i atyre që mund t’u lejohet ndërmjetësimi, sepse ata nuk e kanë besuar Allahun dhe profetët e Tij. Si të tillë, Allahu nuk dëshiron që ndonjë të ndërmjetësojë për ta. Ai e lejon ndërmjetësimin vetëm për ata që Ai ka premtuar, dhe në premtimin e Tij kanë pjesë veçse ata që e besojnë Atë, profetët dhe shpalljet e Tij dhe e adhurojnë Atë ashtu si Ai ka urdhëruar. Ata ndjekin profetët e Tij, prandaj Zoti ka premtuar se do t’i shpërblejë me mirësi dhe do të kujdeset për ata.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 86 E ardhshme Merjem • Ajet 88