Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Merjem — Ajet 93 (Shqip) — Video

Merjem • Ajet 93 nga 98 • Shqip


إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَٰنِ عَبْدًا 93
Përkthim:
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm. Merjem 19:93
Tefsiri:

Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob. -

Do të vijë si rob i nënshtruar, pa treguar asnjë ngurrim e mosbindje. Melekët, njerëzit, xhindët e çdo gjë tjetër, të gjithë janë të nënshtruar. Allahu administron çështjet e tyre. Ata nuk kanë asgjë prej pushtetit e pasurisë dhe as prej rregullimit e administrimit të çështjeve të tyre. Atëherë, si mund të mendohet se Allahu ka fëmijë, kur ky është pushteti e mbretërimi i Tij?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Merjem • Ajet 92 E ardhshme Merjem • Ajet 94