Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 105 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 105 nga 286 • Shqip


مَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَلَا الْمُشْرِكِينَ أَنْ يُنَزَّلَ عَلَيْكُمْ مِنْ خَيْرٍ مِنْ رَبِّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ 105
Përkthim:
Nuk duan mohuesit: ithtarët e Librit dhe paganët, që t’u zbresë juve ndonjë e mirë nga Zoti juaj. E, Perëndia, mëshirën e vet ia dhuron kujt të dojë; Perëndia është pronar i mirësisë së madhe. El-Bekare 2:105
Tefsiri:
Ata që nuk besojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe idhujtarët, kurrë nuk do të donin që juve t'ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. -

Domethënë, qafirët, të çfarëdo ngjyre qofshin, nuk dëshirojnë kurrë që muslimanët të gëzojnë ndonjë të mirë. Në ajet thuhet: “min ħajrin”- “prej mirësisë”, domethënë çdo lloj mirësie, qoftë ajo e madhe apo e vogël. Pra, ata nuk dëshirojnë që besimtarëve t'u jepet ndonjë lloj mirësie, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Kjo ndjenjë vjen nga smira dhe urrejtja që ata kanë kundër tyre. Ata nuk dëshirojnë kurrsesi që Allahu t'i dallojë muslimanët me mirësitë e Tij, mbi të tjerët. Por ata nuk mund ta kufizojnë mirësinë e Allahut, sepse:

Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dëshirojë. Allahu është Zoti i mirësisë së madhe. -

Dhe prej mirësive më të mëdha që Ai ju ka falur është shpallja e këtij Libri madhështor, është dërgimi i Profetit tuaj, me synimin që t'ju pastrojë ju (në çdo aspekt) dhe t'ju mësojë Kur’ânin dhe Urtësinë profetike. Nëpërmjet tij, Allahu dëshiron që t’ju mësojë juve atë që ju nuk e dini. Ai është i Lavdëruar dhe meriton mirënjohjen më të thellë.
Shko te videoja e plotë e sures