Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 120 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 120 nga 286 • Shqip


وَلَنْ تَرْضَىٰ عَنْكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ ۗ قُلْ إِنَّ هُدَى اللَّهِ هُوَ الْهُدَىٰ ۗ وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُمْ بَعْدَ الَّذِي جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ ۙ مَا لَكَ مِنَ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ 120
Përkthim:
As hebrenjt, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm drejtimi i Perëndisë është i drejtë!” E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të Perëndisë ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari. El-Bekare 2:120
Tefsiri:

Çifutët dhe të krishterët nuk do të jenë të kënaqur kurrë me ty, derisa të pasosh fenë e tyre -

Allahu i Lartësuar tregon se çifutët dhe të krishterët nuk do të kënaqeshin kurrë me Profetin (s.a.u.s), derisa ai të pasonte fenë dhe rrugën e tyre. Ata e ftonin në fenë e tyre, duke pretenduar se ajo ishte feja dhe udhëzimi i drejtë. Atëherë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim, duke thënë:

Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë.” -

Kuptimi: Vetëm udhëzimi të cilin unë e solla prej Allahut të Lartësuar është ai që meriton të quhet udhëzim i drejtë. Ndërsa rruga që ju pasoni dhe pretendoni se është e drejtë, në të vërtetë është ndjekje e dëshirave tuaja të sëmura. Prandaj i Lartësuari thotë më poshtë:E nëse pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirat e tyre, atëherë nuk ke për të pasur as mbrojtës e as ndihmëtar të të shpëtojë prej Allahut. -

Ky ajet dëshmon se është e ndaluar rreptësisht pasimi i dëshirave dhe i rrugës së çifutëve dhe të krishterëve. Ai na ndalon nga përngjasimi me ta në cilësitë e tyre tipike dhe që lidhen me fenë që ata kanë. Ky ajet, edhe pse i drejtohet Profetit (a.s.), dispozita e tij vlen për të gjithë umetin, sepse në këto raste merret për bazë kuptimi gjithëpërfshirës i ajetit dhe jo personi të cilit i drejtohet ky tekst. Kështu thotë edhe një parim në Sheriatin Islam: "Kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit është më parësor për t'u marrë në konsideratë, sesa shkaku specifik për të cilin ka ardhur ky tekst." Më tej, i Lartësuari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures