Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë
(Qabes), luteshin … -
Domethënë, kujto kohën kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtonin mbi themelet e Shtëpisë së Lashtë! Ajeti na tregon se si ata merreshin me ndërtimin e saj të shoqëruar nga një ndjenjë e vazhdueshme frike e respekti ndaj Krijuesit dhe nga një shpresë e madhe për shpërblimin e Tij. Aq të forta dhe të pranishme ishin këto ndjenja, saqë ata, edhe gjatë punës, pëshpërisnin lujte, që Allahu i Lartësuar t'ua pranonte veprën dhe adhurimin e tyre. Ata e bënin këtë, me qëllim që dobia e kësaj pune të ishte e plotë.O Zoti ynë! Pranoje prej nesh
(këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka! -
Pastaj ata bënë një lutje të mrekullueshme. Ata u lutën për veten dhe për pasardhësit e tyre, që Allahu i Lartësuar t'i udhëzonte dhe t'i forconte në ushtrimin e Islamit.