Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 135 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 135 nga 286 • Shqip


وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ تَهْتَدُوا ۗ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 135
Përkthim:
Ata thanë: “Bëhuni Hebrenj, gjegjësisht (ose) të krishterë, atëherë do të jeni në rrugën e drejtë!” – Thuaju “Jo”. Na jemi të fesë së Ibrahimit e cila është e pastër, se ai nuk ka qenë adhurues i idhujve”. El-Bekare 2:135
Tefsiri:

Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!” -

Secili prej dy grupeve, çifutët dhe krishterët, duke pretenduar se janë në rrugë të drejtë, i ftojnë muslimanët për të ndjekur udhëzimin dhe rrugën e tyre. Ata pretendojnë se vetëm ata janë të udhëzuar, ndërsa çdo rrugë tjetër është e gabuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj ftese ne t’i përgjigjemi kështu:

Thuaj: “Jo. Në asnjë mënyrë! Ne jemi të fesë së drejtë të Ibrahimit, që ishte besimtar monoteist dhe nuk ka bërë kurrë idhujtari”. -

Pra, jemi ne që ndjekim fenë e Ibrahimit (a.s.), i cili, sikurse u përmend, ishte i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj Allahut. Ai ishte adhurues vetëm i Allahut, duke i kthyer shpinën çdo gjëje tjetër. Ai ishte praktikues i monoteizmit dhe larg idhujtarisë. Për këtë arsye, udhëzimi dhe lumturia gjenden në pasimin e rrugës së Ibrahimit, ndërsa humbja dhe dëshpërimi gjenden në çdo rrugë tjetër veç kësaj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 134 E ardhshme El-Bekare • Ajet 136