Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 141 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 141 nga 286 • Shqip


تِلْكَ أُمَّةٌ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُمْ مَا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْأَلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ 141
Përkthim:
Ai popull qe e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata. El-Bekare 2:141
Tefsiri:
Ai ishte një popull që shkoi. Atyre u takon ajo që fituan dhe juve ju takon ajo që keni fituar. Ju nuk jeni përgjegjës për gjërat që kanë bërë ata. -

Këto ajete u sqaruan edhe më sipër, por Allahu i Lartësuar i përsërit me qëllim që askush të mos e lidhë shpëtimin e vet me krijesat ose me faktin që është pasardhësi i këtij apo i atij njeriu të mirë. Çdokush do të merret në përgjegjësi për punët e veta, jo për të parët e tij. Askush nuk do të përjetojë shpërblimin apo ndëshkimin që meriton tjetri. I vetmi kriter përzgjedhjeje tek Allahu janë veprat e mira, sipas mësimeve të sjella nga profetët. Prejardhja e njeriut nuk e ndihmon atë në marrjen e shpërblimit apo të ndëshkimit.
Shko te videoja e plotë e sures