Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 156 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 156 nga 286 • Shqip


الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ 156
Përkthim:
Atyre të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” El-Bekare 2:156
Tefsiri:

…Ata që, kur i godet ndonjë e keqe, thonë: “Ne, jemi të Allahut,…”. -

Domethënë, ne jemi pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij, që bazohet në drejtësi dhe mëshirë. Ne jemi të nënshtruar ndaj përcaktimit dhe urdhrave të Tij. Ne nuk kemi në pronësinë tonë asgjë, as pasuritë tona, madje as veten tonë. Kështu, nëse Mbretëruesi bën diçka me urtësinë e Tij, Ai vepron në pasurinë dhe në mbretërinë e Tij. Askujt nuk i takon ta kundërshtojë për atë që Ai vendos dhe përcakton në pronën e Tij. Por duhet të dihet se Allahu është i Urti dhe i Mëshirshmi. Ai është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij sesa ata ndaj vetvetes. Kur adhuruesi mendon rreth këtij fakti, atëherë ai kënaqet për caktimin e Zotit dhe bëhet mirënjohës për të, pasi është i sigurt që ai është më i miri për të, ndonëse për momentin kjo mirësi nuk mund të duket. Robi e di, gjithashtu, se ai dhe pasuria e tij janë, në fakt, pronë e Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

…dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. -

Pra, ne do të kthehemi tek Ai një ditë, patjetër. Ne do të takohemi me Allahun në Ditën e Premtuar, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Kështu, nëse tregohemi të duruar dhe llogarisim shpërblimin për çdo sprovë që na godet, atë ditë ne do të marrim shpërblimin, sikurse na ka premtuar Zoti ynë. E nëse zemërohemi dhe shfaqim pakënaqësi me caktimin e Allahut, atëherë na pret veçse zemërimi i Zotit dhe humbja e shpërblimit. Përkujtimi i faktit që robi një ditë do të kthehet te Zoti i tij, është një nga ndihmësit më të fortë. Allahu i Lartësuar vijon:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 155 E ardhshme El-Bekare • Ajet 157