Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 191 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 191 nga 286 • Shqip


وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأَخْرِجُوهُمْ مِنْ حَيْثُ أَخْرَجُوكُمْ ۚ وَالْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنَ الْقَتْلِ ۚ وَلَا تُقَاتِلُوهُمْ عِنْدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ حَتَّىٰ يُقَاتِلُوكُمْ فِيهِ ۖ فَإِنْ قَاتَلُوكُمْ فَاقْتُلُوهُمْ ۗ كَذَٰلِكَ جَزَاءُ الْكَافِرِينَ 191
Përkthim:
Vritni ata kudo që t’i gjeni dhe dëboni prej vendeve ashtu siç ju dëbuan ata juve. Se keqpërdorimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ta pranë Mesxhidi Haramit! Për derisa ata të vriten me ju-aty! E, nëse ata luftojnë me ju (aty), atëherë ju vritni ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët. El-Bekare 2:191
Tefsiri:

Vritini ata kudo që t’i zini dhe dëbojini ata

(prej vendit)

ashtu siç ju dëbuan ata ju! Mosbesimi

(që ata përhapin)

është më i rëndë se vrasja. -

Ky është një urdhër për t’i asgjësuar ata, kudo që të gjenden, në çdo kohë e çdo periudhë, qoftë kur lufta me ta është mbrojtëse, qoftë kur është sulmuese. Më pas, nga ky përgjithësim, Allahu i Lartësuar përjashton disa vende e situata nga lufta, duke thënë:

Dhe mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë

(Qabes), për sa kohë që edhe ata nuk ju luftojnë ju në të. Por nëse ju sulmojnë, atëherë shfarosini! Ky është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve. -

Pra, nuk lejohet zhvillimi i luftërave në Xhaminë e Shenjtë, në Qabe. Por në rast se janë ata që e fillojnë luftën, lejohet t’i kundërpërgjigjesh armiqësisë së tyre me luftë. Ky gjykim vlen për të gjitha kohërat dhe është i detyrueshëm të respektohet. Lufta kundër tyre nuk ndërpritet kurrë, derisa ata të kthejnë rrugë, të lënë mohimin e Zotit dhe të bëhen muslimanë. Nëse ata pendohen dhe pranojnë t’i nënshtrohen Allahut si muslimanë, Allahu e pranon pendimin e tyre dhe u fal çfarëdo gjynahu që të kenë bërë më parë. Kjo është mëshira dhe bujaria e madhe e Allahut të Lartësuar për krijesat.
Shko te videoja e plotë e sures