Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 193 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 193 nga 286 • Shqip


وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ لِلَّهِ ۖ فَإِنِ انْتَهَوْا فَلَا عُدْوَانَ إِلَّا عَلَى الظَّالِمِينَ 193
Përkthim:
Luftoni ata deri sa të zhduken ngatërresat dhe deri sa të bëhet besimi vetëm për Perëndinë! E në qoftë se ata heqin dorë (prej ngatërresave), atëherë s’ka armiqësi, përveç atyre që kanë tejkaluar kufirin. El-Bekare 2:193
Tefsiri:

Luftojini ata, derisa të zhduket çrregullimi

(mosbesimi që ata përhapin)

dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut. -

Kjo do të thotë se qëllimi i luftës nuk është derdhja e gjakut të qafirëve dhe marrja e pasurive të tyre, por: “të zhduket sprovimi (fitne-ja) dhe adhurimi t'i kushtohet vetëm Allahut.” Pra, që feja dhe adhurimi i Allahut të Lartësuar të mbizotërojë në tokë, mbi të gjitha fetë dhe adhurimet e tjera. Ndërsa fitne-ja që duhet zhdukur është politeizmi, mohimi i Zotit, pengimi nga rruga e Zotit dhe çdo vepër tjetër e keqe dhe shkatërruese. Nëse këto qëllime arrihen, atëherë nuk ka pse të ketë më luftë dhe të vrarë, prandaj Allahu i Lartësuar thotë:

Nëse ata ndalen, atëherë ndaleni edhe ju luftën, por jo ndaj atyre që kanë bërë krime. -

Kuptimi: Nëse ata e ndalojnë luftën, atëherë nuk merren masa ndëshkuese kundër askujt, përveçse kundër atyre që kanë bërë krime, të cilat duhen shpaguar, sipas shkallës dhe llojit të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 192 E ardhshme El-Bekare • Ajet 194