E kur t’i përfundoni ritet, përmendeni Allahun sikurse i kujtoni prindërit tuaj, por me një kujtim edhe më të fortë! -
Arabët e kishin zakon që, pas përfundimit të haxhit, të tuboheshin dhe të kujtonin bëmat e të parëve të tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të kujtonin mirësitë e Tij ndaj tyre më shumë sesa bëmat e të parëve të tyre.Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë! Na jep në këtë botë!” Për të këtillët nuk ka pjesë në botën tjetër. -
Ka njerëz që i kërkojnë Allahut vetëm ato gjëra që lidhen me dynjanë. Ata kërkojnë gjithçka që ua kërkon epshi i tyre i shfrenuar. Ata kanë si pikësynim veçse plotësimin e dëshirave të kësaj jete të shkurtër dhe nuk mendojnë aspak për ahiretin. Për këtë arsye, ata nuk do të kenë pjesë në ahiret.