Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 204 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 204 nga 286 • Shqip


وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُعْجِبُكَ قَوْلُهُ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيُشْهِدُ اللَّهَ عَلَىٰ مَا فِي قَلْبِهِ وَهُوَ أَلَدُّ الْخِصَامِ 204
Përkthim:
Ka njerëz fjalët e të cilëve për jetën në këtë botë të entuziazmojnë, dhe betohen në Perëndinë për atë (të mirë) që ka në zemër, e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër. El-Bekare 2:204
Tefsiri:
Pas ajeteve që nxisin besimtarët ta kujtojnë shumë Allahun e Lartësuar, sidomos në vendet dhe kohët e veçanta të adhurimeve, vijohet me përshkrimin e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin poshtë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit mund të të mahnisin ty në këtë botë... -

Pra, ka njerëz, fjalët e të cilëve prekin zemrat e dëgjuesve. Teksa i dëgjon, mendon se fjalët e tyre janë plot dobi dhe mirësi. Madje ata, për të vërtetuar fjalët e tyre, betohen në Zotin se, ato që shprehin me fjalë i kanë edhe në zemër, domethënë se janë të sinqertë.

...dhe që betohet në Allahun për çfarë ka në zemrën e tij... -

Pra, për të treguar pastërtinë dhe sinqeritetin e tyre, ata betohen në Allahun, duke pretenduar se ato që thonë me gojë i kanë edhe në zemër. Por, në fakt, ata janë gënjeshtarë, sepse fjalët e tyre nuk përputhen aspak me veprat dhe ndjenjat e tyre. Nëse do të ishin të sinqertë, atëherë fjalët që thonë do t’i vërtetonin me veprat që bëjnë, sikurse ndodh me besimtarët e sinqertë. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

...por që, në realitet, është kundërshtari më i rreptë. -

Pra, nëse dikush polemizon me ta ose i kundërshton për një çështje të caktuar, ata shpalosin menjëherë një armiqësi të paparë, tregohen të papërmbajtur, fyes dhe kokëfortë në qëndrimet e tyre, duke shfaqur kështu shumë cilësi të ulëta, që nuk u përkasin besimtarëve të sinqertë. Besimtarët e sinqertë janë njerëz të thjeshtë e të sjellshëm. Ata i nënshtrohen së vërtetës, janë tolerantë dhe falës.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 203 E ardhshme El-Bekare • Ajet 205