Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 207 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 207 nga 286 • Shqip


وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَشْرِي نَفْسَهُ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ رَءُوفٌ بِالْعِبَادِ 207
Përkthim:
Ka njerëz që e sakrifikojnë veten për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, - e Perëndia është shumë mëshirues i adhuruesve të vet. El-Bekare 2:207
Tefsiri:

Ka njerëz që e japin

(flijojnë)

Ka njerëz që e japin (flijojnë) jetën për hir të Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me adhuruesit.” -

Këta janë të suksesshmit, të cilët i ka udhëzuar Allahu i Lartësuar që të flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Tij. Ata e japin shpirtin me dëshirë, sepse duan të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e madh të Zotit të tyre. Ata e japin jetën për hir të Tij, i Cili është shpërblyesi më i mirë dhe ofruesi i çmimit më të lartë për shpirtin e tyre. Ata e falin shpirtin për hir të të Mëshirshmit dhe të dashurit të tyre, për Allahun e Lartësuar, sepse është pikërisht mëshira dhe dashuria e madhe e Tij, që u ka dhënë atë sukses. Çmimi që jep Allahu i Lartësuar për shpirtrat e tyre është shumë i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.” [Teube, 111]. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon dy fakte: që besimtarët e sinqertë e shesin shpirtin e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që Ai është i Butë (Raûf) me besimtarët. Ky fakt i dytë i siguron besimtarët se Allahu do ta plotësojë qëllimin që ata kanë, për të cilin ata shesin dhe shpirtin e tyre dhe që është: arritja e kënaqësisë së Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 206 E ardhshme El-Bekare • Ajet 208