Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 209 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 209 nga 286 • Shqip


فَإِنْ زَلَلْتُمْ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْكُمُ الْبَيِّنَاتُ فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 209
Përkthim:
E nëse bëni gabim (i shmangeni të drejtës) pasi jeni njoftuar me argumente të qarta, atëherë dinie se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Bekare 2:209
Tefsiri:

E nëse devijoni, pasi ju kanë ardhur argumentet e qarta, dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. -

Kuptimi: Nëse ju devijoni, edhe pasi ju është dhënë dije e sigurt dhe e qartë për përfundimin e të pabindurve, atëherë kujtoni faktin se Allahu është i Plotfuqishëm (Azîz) dhe i Urtë (Hakîm). Ky është vërtet një kërcënim shumë i frikshëm dhe i ashpër, që të shtyn të jesh i kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund të çojë në humbje, sepse Allahu i Lartësuar është Azîz dhe, si i tillë, Ai e ndëshkon atë që nuk i bindet dhe devijon, dhe sepse Allahu është Hakîm, prandaj i jep çdokujt atë që i takon.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 208 E ardhshme El-Bekare • Ajet 210