Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 248 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 248 nga 286 • Shqip


وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ آيَةَ مُلْكِهِ أَنْ يَأْتِيَكُمُ التَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌ مِمَّا تَرَكَ آلُ مُوسَىٰ وَآلُ هَارُونَ تَحْمِلُهُ الْمَلَائِكَةُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 248
Përkthim:
Pejgamberi u tha atyre: “Veçoritë e sundimit të tij janë arritja e sandëkut, në të cilin ka prehje (qetësi) për ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjëra që kanë lënë familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin ëngjujt. Në këtë, me të vërtetë; ka argument për ju, nëse jeni besimtarë!” El-Bekare 2:248
Tefsiri:
Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një fakt për ju, nëse vërtet jeni besimtarë.” -

Kjo qe një shenjë madhështore dhe e prekshme për ata njerëz. Ata, si shenjë, do të shihnin Arkën, brenda së cilës ndodheshin disa relike të mbetura prej familjes së Musait dhe Harunit. Kur ta shihnin atë, zemrat e tyre do të gjenin prehje dhe ata do të bindeshin plotësisht. E si të ndodhte ndryshe, kur ata do të shihnin me sytë e tyre melekët e Zotit të madhëruar duke e bartur atë Arkë?!
Shko te videoja e plotë e sures