Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 250 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 250 nga 286 • Shqip


وَلَمَّا بَرَزُوا لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِ قَالُوا رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ 250
Përkthim:
Pasi u ballafaquan me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë (besimtarët): “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli mohues!” El-Bekare 2:250
Tefsiri:

Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim

(qëndresë)

! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” -

Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të vështirë! O Zot, forcoji këmbët tona, që të mos tronditen gjatë betejës së ashpër dhe që të mos tërhiqemi prej saj! O Zot, na dhuro fitoren mbi armikun, mbi popullin qafir!” Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Xhaluti dhe ushtria e tij ishin qafirë. Për këtë arsye, duke parë përgatitjen e tyre maksimale për luftë dhe durimin e tyre në betejë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën e Tij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 249 E ardhshme El-Bekare • Ajet 251