Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. -
Pra, Allahu i Lartësuar ia jep këtë shumëfishim atij që Ai dëshiron. Dëshira e Allahut të Lartësuar për të dhënë shpërblime dhe për t'i shumëfishuar ato, është në përputhje me urtësinë dhe dijen e Tij madhështore. Për të bërë këtë shumëfishim, Allahu i Madhëruar merr në konsideratë shumë gjëra, si: gjendjen e atij që shpenzon, domethënë shkallën e sinqeritetit të tij në qëllimin e këtij shpenzimi; llojin e shpenzimit, ose shkallën e dobisë së tij dhe të nevojës për të; fushën në të cilën shpenzohet dhe kategorisë që ajo i jepet. Nga këto kritere varet shumëfishimi i shpërblimit, ndonëse dihet që Allahu i Lartësuar e shpërblen pa kufi atë që Ai dëshiron.Allahu është është Bujar i madh e i Gjithëditur. -
Allahu është Bujar me mirësitë dhe dhuratat që jep. Atij nuk ia pakëson mirësitë shpërblimi që u jep njerëzve dhe Ai nuk varfërohet nga kërkesat e asnjë lloj lutësi. Prandaj, askush të mos mendojë se ky shumëfishim është një lloj teprimi në premtimet për shpërblim. Allahu i Lartësuar e jep gjithmonë atë që e premton. Atij nuk i pakësohet kurrë mirësia, sado që t’ua shumëfishojë shpërblimet njerëzve. Sigurisht, këto shpërblime jepen sipas urtësisë dhe dijes së Tij, sepse Allahu është i Gjithëditur. Ai e di shumë mirë se kush i meriton ato dhe kush jo.