Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 270 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 270 nga 286 • Shqip


وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ نَفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُمْ مِنْ نَذْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُهُ ۗ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ 270
Përkthim:
Çkado që të shpezoni dhe çkado që synoni për të mirë – Perëndia, me siguri di për të! – Por për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar. El-Bekare 2:270
Tefsiri:

Çdo gjë që të shpenzoni nga pasuria dhe çdo betim

(nedhër)

që të bëni, të jeni të sigurt se Allahu i di të gjitha. -

Këtu bëhet fjalë për shpenzimet që bëhen në rrugë të Zotit, të çfarëdo lloji qofshin ato: të detyrueshme apo të pëlqyeshme, të vogla apo të mëdha, ato për të cilat ka urdhëruar Allahu i Lartësuar apo ato të cilat vetë robi ia ka bërë të detyrueshme vetes së vet, siç janë betimet (nedhër). Pa dyshim që Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse Atij nuk i fshihet asgjë. Ai di edhe qëllimet e çdo vepruesi. Nëse nxitësi i tyre është dëshira e sinqertë për të kënaqur Allahun e Madhëruar, atëherë Ai do të japë shpërblim të madh për to. Nga ana tjetër, nëse robi nuk e përmbush detyrimin për të shpenzuar, ose e përmbush atë, por duke pasur si synim vetëm kënaqësinë e krijesave, atëherë ai është treguar i padrejtë, zullumqar, sepse i vendos gjërat jo në vendin që u takon. Për këtë arsye, ai meriton ndëshkimin më të dhimbshëm:

Për të padrejtët nuk ka ndihmëtarë. -

Pra, ata nuk do të marrin ndihmë prej asnjë krijese. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë prej ndëshkimit dëshpërues dhe të hidhur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 269 E ardhshme El-Bekare • Ajet 271