Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 273 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 273 nga 286 • Shqip


لِلْفُقَرَاءِ الَّذِينَ أُحْصِرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِي الْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ الْجَاهِلُ أَغْنِيَاءَ مِنَ التَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُمْ بِسِيمَاهُمْ لَا يَسْأَلُونَ النَّاسَ إِلْحَافًا ۗ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ 273
Përkthim:
(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Pasi që ata janë modest e nuk lypin, ai, që nuk i njeh ata, kujton se janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Perëndia i di ato. El-Bekare 2:273
Tefsiri:
Ajo (sadakaja)

u takon të varfërve, të cilët janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë. -

Cilësia e parë e atyre që e meritojnë më shumë sadakanë është skamja e tyre. Cilësia e dytë është: të jenë të angazhuar në rrugën e Allahut, domethënë, të jenë të përkushtuar në bindjen ndaj Allahut dhe të luftojnë në rrugën e Zotit. Si të tillë, ata nuk mund ta braktisin detyrën që kanë mbi supe. Ndërsa cilësia e tretë është pamundësia e tyre për të kërkuar rizkun, siç thotë i Lartësuari: “nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë”, pra, që të kërkojnë rizkun.

Ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. -

Kështu, cilësia e katërt është: nëse nuk e di gjendjen e tyre, mendon se ata janë të pasur. Kjo ndodh, sepse ata janë të rezervuar në kërkesat e tyre dhe nuk bezdisin askënd. Ky është tregues për durimin e tyre në detyrën që i kanë vënë vetes.

Ata njihen nga vetë pamja e tyre, ndonëse ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit. -

Cilësia e pestë është: ata mund t’i njohësh nga shenjat e tyre. Ata vërtet mund të dallohen, por jo nga çdokush. Pra, kjo fjalë nuk bie ndesh me cilësinë e lartpërmendur, ku Allahu thotë: “...ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur”. Ata në të vërtetë nuk bien në sy, sepse janë shumë të vetëpërmbajtur, aq sa ai që nuk i njeh nuk mund t'i dallojë dhe të gjykojë se janë të varfër, por një njeri inteligjent e i sprovuar mund t'i njohë ata shumë mirë, duke u nisur nga shenjat e tyre, të cilat Allahu i Lartësuar i ka sqaruar. Ndërsa cilësia e gjashtë e tyre është: “...ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit”. Pra, edhe nëse mund të ndodhë që të kërkojnë ndonjëherë, këtë nuk e bëjnë me këmbëngulje, por e bëjnë vetëm njëherë dhe me butësi. Këta janë njerëzit që meritojnë të parët sadakanë, sepse ata kanë cilësi shumë të vyera. Megjithatë, kujtdo që t'i jepen, sadakatë konsiderohen si bamirësi, për të cilën dhënësi do të shpërblehet. Prandaj i Madhëruari thotë përsëri:

Çfarëdo të mire që të jepni, s’ka dyshim se Allahu e di shumë mirë. -

Pra, çfarëdo që të shpenzoni dhe kujtdo që t'ia jepni, Allahu e di shumë mirë dhe do t’ju shpërblejë, gjithashtu, më së miri. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për sadakadhënësit në mënyrë përmbledhëse.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 272 E ardhshme El-Bekare • Ajet 274